I kërkon Tirana, shihni statistikat e Emanuele Ndojit dhe David Domgjonit për sezonin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:07

I kërkon Tirana, shihni statistikat e Emanuele Ndojit dhe David Domgjonit për sezonin e kaluar

Tirana është duke menduar për merkaton për të përforcuar skuadrën në vigjilje të ndeshjes së Champions-it ndaj Dudelanzhit për turin e parë, por edhe për edicionin e ri të Kategorisë Superiore.

ndoj

Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë në ndjekje të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, por bardheblutë po tentojnë gjithashtu edhe rikthimin në kryeqytet të mbrojtësit, David Domgjoni.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka treguar të gjithë bilancin e dy lojtarëve në sezonin që përfundoi.

Ndoj ka mbajtur veshur dy fanella gjatë sezonit të kaluar, atë të Konsencës edhe atë të Breshias, ai vlerësohet me notën 6,45.

DOMGJONI 1

Gjithashtu edhe David Domgjoni ka mbajtur veshur dy fanella gjatë sezonit të kaluar, atë të Luzernës në Zvicër, por edhe atë të Termalicës në Poloni, teksa sezoni i tij është vlerësuar me notën 6,74.

STATISTIKAT E EMANUELE NDOJ DHE DAVID DOMGJONI, SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE”

289980376_703512814061269_7468524143382631159_n

289762422_306098074976563_4907386900417264152_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"