“I kërkoj falje ekipit që do të mungoj me Laçin”, Ibraimi: Ja pse ia lashë penalltinë Ezesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:45

“I kërkoj falje ekipit që do të mungoj me Laçin”, Ibraimi: Ja pse ia lashë penalltinë Ezesë

Pas barazimit ndaj Teutës, Agim Ibraimi është prononcuar pas ndeshjes për mikrofonat e “SuperSport” duke deklaruar se verilindorët zhvilluan një ndeshje të mirë dhe që i kërkon ndjesë teknikut Josa për kartonin e marrë duke munguar në sfidën e mesjavës ndaj Laçit.

bandicam 2021-02-26 18-23-55-524

“Dua t’i uroj ekipit për këtë ndeshje të zhvilluar, për këtë shpirt luftarak ndaj Teutës, ishte nje ekip cilësor duke parë dhe renditjen. Sa i përket pjesë së parë kemi patur pak balancë. Doja t’i kërkoja ndjesë edhe trajnerit pasi ishte nje gjest jo i mirë për kartonin dhe qe do të mungojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit.

Goditjet standarte i kemi ushtruar, penalltinë ia lashë Ezesë sepse kam qenë i dëmtuar tek ligamenti, kam patur edhe nje deshirë të madhe për të luajtur. Pozicioni i natyral është trekuartist, kur kemi ndihmën dhe zë një sulmuesi si Eze gjithçka bëhet më e lehtë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"