I kërkoi bluzën Nejmarit, tërbohen tifozët në Francë. I kërkojnë klubit që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 13:14

I kërkoi bluzën Nejmarit, tërbohen tifozët në Francë. I kërkojnë klubit që të…

PSG-ja shkatërroi para dy ditëve Angers me rezultatin 6-1, në një ndeshje ku të besuarit e Tuhel dhuruan spektakël si me gola ashtu edhe me lojë.

neymar

Megjithatë sikur të mos mjaftonte humbja me shifrat e thella, tifozët e Angers janë tërbuar edhe me trajnerin e ekipit.

Stefan Mulin pas përfundimit të ndeshjes ka shkuar të Nejmar dhe i ka kërkuar atij fanellën. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, të cilët janë irrituar në maksimum nga ajo që bëri trajneri pas një humbje turpëruese.

Gjithashtu mediat franceze kanë zbuluar se tifozët i kanë kërkuar kryesisë së klubit që ta shkarkojë menjëherë trajnerin nga drejtimi i skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"