“I kënaqur për atë që tregoi skuadra në fushë”, Troisi: Ja çfarë i duhet Flamurtarit që të rikthehet në Superiore përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 20:20

“I kënaqur për atë që tregoi skuadra në fushë”, Troisi: Ja çfarë i duhet Flamurtarit që të rikthehet në Superiore përsëri

Marcelo Troisi është shfaqur i lumtur me lojën e skuadrës së tij ndaj Teutës, ndonëse Flamurtari u mposht me rezultatin 3-2.bandicam 2020-07-24 20-15-09-387

Për mikrofonat e “Supersport”, Troisi është shprehur se për sezonin tjetër ekipit i duhen disa lojtarë të tjerë për të tentuar ngjitjen në Superiore përsëri.

“Ndeshje e mirë por humbët? Në luajmë shumë mirë dhe në çdo ndeshje hyjmë për të fituar. Është pak e vështirë, pasi kemi disa lojtarë që janë larguar edhe disa nuk kanë qenë shumë mirë nga ana fizike. Në fund ishim të kënaqur, jo për rezultatin por për lojën e treguar. Kemi nevojë edhe për disa lojtarë të tjerë për sezonin e ardhshëm.

Unë kam punuar me disa skuadra në Shqipëri dhe në Greqi kam pasur shokë shqiptarë dhe di disa fjalë shqip.”, u shpreh Troisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"