“I kemi zgjidhur problemet me gjyqtarët”, kapiteni Murataj: Do të tentojmë Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 16:38

“I kemi zgjidhur problemet me gjyqtarët”, kapiteni Murataj: Do të tentojmë Europën

Kapiteni Valentino Murataj, ishte një nga më të dalluarit në sfidën e sotme ndaj Kukësit, ku skuadra e Bylisit barazoi me rezultatin 1-1. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Golit”, Murataj u shpreh:

bandicam 2020-02-16 16-35-44-210

“Nuk mendoj që ekipi jonë është i fokusuar te gjyqtarët, nuk jemi marrë fare me arbitrimin, qëlluan disa episode radhazi dhe mendonim që ishte me qëllim. Kjo gjë është zgjidhur dhe do të fokusohemi tani vetëm në fushë. Bylisi është ndërtuar për të shkuar sa më lart në renditje.

Europën do tentojmë me pikët që kemi. Fazën e tretë e nisëm pak keq. Bylisi do arrijë shumë shpejt te fitorja dhe do të arrijë serinë e fitoreve. Na kanë qëlluar disa episode rresht me gjyqtarët, por tani i kemi zgjidhur”, u shpreh kapiteni Murataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"