“I kemi ndjekur ndeshjet e Interit dhe i njohim mirë ”, Favre: Çdo ekip ka pikat e tij të dobëta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 20:49

“I kemi ndjekur ndeshjet e Interit dhe i njohim mirë ”, Favre: Çdo ekip ka pikat e tij të dobëta

Borusia Dortmund do të luajë ditën e nesërme në transfertë me Interin, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.favre

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i verdhezinjve, Lucien Favre.

Tekniku zviceran e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por u shpreh se edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta: “Konte kishte të drejtë kur tha se kjo ndeshje nuk është si një finale. Është ende herët, janë edhe 4 ndeshje të tjera. Ne duam të kualifikohemi, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të kemi përballë një ekip shumë të fortë, i cili luajti shumë mirë kundër Juventusit dhe Sasuolos.

I kemi ndjekur ndeshjet e tyre. Ekipi i Kontes luan me formacionin 3-5-2 ose 3-4-1-2 këtë sezon. I njohim mirë ata, janë shumë të rrezikshëm para portës dhe mbrojnë shumë fortë, megjithatë çdo ekip ka pikat e tij të forta dhe të dobëta. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi në dispozicion dhe të mos flasim për ata që për fat të keq nuk ndodhen këtu. Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi me Sançon, por tani ai është me ne.”, u shpreh Favre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"