“I kemi mundësitë të befasojmë Laçin”, Novi: Të mos i mbivlerësojmë kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 21:51

“I kemi mundësitë të befasojmë Laçin”, Novi: Të mos i mbivlerësojmë kundërshtarët

Luftëtari shkon drejt Laçit për të bërë surprizën pas rezultateve negativeradhazi. Trajneri Neritan Novi, në një bisedë për “Panorama Sport”, theksoi se skuadra e tij do të përpiqet të bëjë një futboll të bukur.
novi

“Në kampionatin tonë nuk ka ndeshje të lehta apo të vështira. Do të respektojmë kampionatin deri në fund. U kam thënë shpesh futbollistëve që të jenë më të ndërgjegjshëm, pasi luajmë 11 me 11 dhe Laçi nuk do të jetë me 20 lojtarë. Çdo lojtarë duhet të bëjë punën e tij, ato që bëjnë në stërvitje. Mos ta mbivlerësojmë kundërshtarin. Jam i bindur që do t’ia bëjmë të vështirë Laçit, nëse lojtarët zbatojnë detyrat dhe përballen si të barabartë me kundërshtarin. Grupi i lojtarëve është i plotë, me përjashtim të Demos së dëmtuar”, deklaroi Novi.
Futbollistet e Luftetarit
STËRVITJA – Bluzinjtë janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për takimin me Laçin në transfertë, që do të luhet nesër në orën 17:45. Në seancën e pasdites së djeshme, të nisur në 18:30, për gati dy orë stafi teknik, me në krye trajnerin Nertian Novi, realizoi me të tijtë disa ushtrime të karakterit atletiko-fizik, për t’u përqendruar më pas në lojën me top. Trajneri bluzi ka punuar me vendosjen e skuadrës në fushë, duke këshilluar shumë mbrojtjen dhe mesfushën. Finalizimi i aksioneve me dy-tri pasime zuri dhe kohën më të madhe të procesit stërvitor, që në fund u mbyll me ekzekutimin e goditjeve standarde. Në seancën e djeshme mungonte vetëm portieri Arlis Shala, që sipas trajnerit Novi, kishte leje për arsye familjare.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"