“I kemi marrë masat për ta përballuar Anglinë”, Alban Bushi optimist: Rezultatin nuk e kemi ne në dorë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:18

“I kemi marrë masat për ta përballuar Anglinë”, Alban Bushi optimist: Rezultatin nuk e kemi ne në dorë…

Kombëtarja Shpresa do të përballet ditën e nesërme ndaj Anglisë U-21 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Një sfidë tepër e vështirë për kuqezinjtë, gjithsesi në konferencën e sotme përshtyp trajneri Alban Bushi, u shpreh optimist, teksa beson te një rezultat pozitiv ndaj anglezëve:

fdgfg

“Anglia është një ekip i fortë. Ne e kemi parë. Të gjitha ndeshjet që ka luajtur i ka fituar. E dimë forcën e atyre dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë ne. Duhet të shmangim çdo dyluftim sepse fizikisht ata janë më të fortë. Janë të shpejt dhe i kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar ashtu siç duhet. Kam shumë besim tek ekipi që nesër do të bëjmë maksimumin, sepse një ekip si Anglia përballohet vetëm nëse jep 150% nga vetja jote.

Kemi luajtur vetëm 1 herë në “Loro Boriçi”, ndaj Maltës, kemi fituar 3-2. Ishalla është një ogur i mirë. Është një ndeshje që do shumë durim. Është një ndeshje që duhet pritur. Kemi një ekip që e kontrollon topin gjatë gjithë lojës, nuk të lë hapësira që të ndërtosh aksione dhe për këtë jemi përgatitur. Duhet durim dhe sakrificë. Duhet të luftojmë për njëri-tjetrin dukë dhënë maksimumin. Anglia ka objektiv fitimin e Kampionatit Europian. Kanë një ekip të rinj në moshë dhe me vlera. Luajnë me ekipe shumë të mëdha. Jemi të përgatitur për këtë gjë. Do të jetë një Shqipëri shumë e fortë. Rezultatin nuk e kemi ne në dorë. Ne duhet të luftojmë, t’i bëjmë yzmetin dhe të sakrifikojmë për shokun, për veten tonë, për ekipin, për Shqipërinë.

3 pikët të japin një moral të lartë. Fitorja e parë në kualifikuese ishte ndaj Kosovës. Na motivon ky 3 pikësh. Pse mos pretendojmë një rezultat pozitiv ndaj Anglisë, për të pasur idetë e qarta përse po pretendojmë. Gjithsesi duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të dimë kush është Anglia dhe kush jemi ne.

Kemi pasur shumë mungesa gjatë gjithë kohës. 3 lojtarë janë te u-19. Tafa është me kartona të verdhë. Vrioni dhe Muçolli janë të dëmtuar. Kemi marrë shumë lojtarë datëlindja 2000. Janë lojtarë me minuta në këmbë. Do t’iu jepet shansi. Lojtarët duhet të bëhen bashkë për të përballuar një ndeshje të madhe. Unë e kuptoj çfarë pret publiku. Pret që ne të luftojmë dhe të luajmë futboll të bukur. Tifozët dhe ne jemi të kënaqur nësë kemi djersitur bluzën, pavarësisht nga rezultati.

Ne duhet t’i bëjmë yzmetin deri në fund. Kemi menduar strategjinë tonë. Do mundohemi të luajmë topin poshtë dhe shpejt si dhe të jemi sa më të qartë në sulm. Të pakta dhe të sakta. Mund të dalim dhe me një rezultat pozitiv pse jo”, u shpreh Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"