“I kemi humbur ndeshjet nga 1-0, nuk di çfarë të them”, Vukiçeviç: Tifozët kanë të drejtë të mërziten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:33

“I kemi humbur ndeshjet nga 1-0, nuk di çfarë të them”, Vukiçeviç: Tifozët kanë të drejtë të mërziten

Laçi mori humbjen e pestë radhazi në kampionat, kësaj radhe përballë Kukësit dhe renditet në vendin e fundit. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i kurbinasve, Dejan Vukiçeviç, u shpreh i zhgënjyer për këtë rezultat.

vukicevic

“Të them të vërtetën është një situatë e komplikuar. I kemi humbur ndeshjet nga 1-0 dhe duhet të gjejmë zgjidhjen, nuk di çfarë të them duke humbur 5 herë nga 1-0. Të humbësh sërish 1-0 nga një goditje këndi. Nuk mund të them që ekipi ka luajtur keq. Kemi rrezikuar. Por rezultati është negativ dhe kjo është e vërteta.

Në të gjithë botën është shumë e vërtet nëse ekipi lufton dhe e jep shpirtin gjatë ndeshjes, tifozët vijnë dhe japin mbështetjen e tyre. Ndeshjet nuk kanë shkuar siç duhet dhe tifozët normal që do të mërziten.

Nuk jam dakord me pjesën që është e vështirë të dalësh para kamerave me 5 ndeshje të humbura, kjo është puna ime. Mbas 5 humbjesh edhe lojtarët e kanë të vështirë.

Kemi pasur një problem me klubin. Unë sot në mëngjes e mora vesh. Këtu jemi si një familje. Nuk ka të bëjë me rezultatin e ekipit. Ne kemi lojtarë që kemi të shpejtë, por nuk e shfrytëzojnë shpejtësinë që kanë. Të tre mesfushorët që kishim janë ata që duan të luajnë me topin në këmbë, nuk duan të shfrytëzojnë sprintet. Vetëm Adeleke mund ta ketë këtë gjë.

Shkurtaj ka disa probleme që e lënë jashtë. Ujka vjen nga një traumë, kishte një muaj pa luajtur. Nuk e them këtë që të justifikohem për diçka, por fansat e donin Ujkan që të luante, por ata nuk e dinin që ai kishte një muaj i dëmtuar”, u shpreh Vukiçeviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"