I kanë mundur tre herë, Elbasani pret “poker” ndaj Ilirisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 10:59

I kanë mundur tre herë, Elbasani pret “poker” ndaj Ilirisë

Elbasani po u jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që luajnë nesër me Ilirinë. Verdheblutë i kanë mundur fushë-krujasit tri herë gjatë këtij kampionati, ndaj shpresojnë që edhe për herë të fundit këtë sezon të marrin një fitore.
Elbasani-Shenkolli

Kjo do të përkthehej ndryshe edhe si një parakalim në tabelën e klasifikimit. Për këtë arsye, kjo sfidë është vlerësuar maksimalisht, për të mos i lënë asgjë rastësisë. Gjatë seancave stërvitore të kësaj jave, trajneri Shkëlqim Lleshanaku i ka kushtuar shumë rëndësi fazës ofensive dhe presingut në lojë. Ai u ka kërkuar të tijve një gol sa më të shpejtë, për të siguruar trepikëshin. Shpresat janë të varura tashmë te sulmi, duke parë edhe shpërthimin në javët e fundit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"