“I kam dhënë dinjitet Shqipërisë”, Edi Reja: Kjo nuk është skuadër për 2 pikë, ju tregoj problemet që na penalizuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:01

“I kam dhënë dinjitet Shqipërisë”, Edi Reja: Kjo nuk është skuadër për 2 pikë, ju tregoj problemet që na penalizuan

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u shpreh i zhgënjyer për barazimin 1-1 në minutat e fundit ndaj Islandës. Në analizën e bërë pas ndeshjes, italiani ndër të tjera u shpreh se i ka dhënë dinjitet Shqipërisë, ndërkohë që sipas tij mungesat dhe mos aktivizimi nëpër klube i lojtarëve ndikoi:

Reja

“Sigurisht që unë jam përgjegjës i parë kur nuk vijnë rezultatet. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi pësuar gola që nuk pësohen. Kemi pasur edhe probleme në aspektin fizik. Na mungonin lojtarë, Gjimshiti, Kumbulla, etj. Gjasula, Abrashi, Lenjani, Ajeti, Ismajli, kishin probleme. Nuk mund të bësh 90 minuta me intensitet të plotë. Kemi bërë 21 gjuajtje, por vetëm 1 gol. Të gjithë jemi përgjegjës. Kur je i lodhur fizikisht të godasin. Në momentin kur dëmtova Gjasulën të dëmtuar, ndodhi ajo me Ismajlin. Kur merr për keq nuk ke çfarë bën.

Kemi pak probleme karakteriale duhet të bëjmë “mea culpën”. Ndeshjet i kemi bërë të mira, kemi bërë gola, por nuk i kemi menaxhuar situatat deri në fund. Kjo ka qenë pika jonë e dobët. Skuadra është rritur, kemi bërë paraqitje të mira në miqësore, me Spanjën dhe Gjerogjinë. Kemi shfaqur probleme, shumë lojtarë nuk luajnë me skuadrat e tyre, na u dëmtua dhe Bara që është i rëndësishëm. Nuk e pata në asnjë moment në fushë një ekip që e kisha krijuar si ai i vitit të kaluar. Duhet të bëjmë me lojtarët që kemi. Jemi treguar pak mendjelehtë në fushë. Kishim disa të rinj në fushë që kanë bërë paraqitje të mira, por nuk kanë akoma pjekurinë e duhur për të marrë përgjithësitë.

Nuk mund ta them tani të ardhmen, duhet të bëjmë analizat e duhura, për të parë punën që është bërë me skuadrën. Duhet të takohemi me presidentin, jemi shumë të zhgënjyer të gjithë, i  kërkoj ndjesë tifozëve, për këtë rezultat dhe paraqitje. Trajneri duhet të bëjë konsideratën e tij kur nuk janë rezultatet e duhura, duhet të bëjmë analizën e 3 viteve, unë mendoj që i kam dhënë dinjitet Shqipërisë, edhe lojtarët kanë qenë të kënaqur. Duhet të arrinim të paktën vendin e dytë, mendoj që ishte një dështim, kjo nuk është një skuadër për 2 pikë, duheshin 5 ose 6 pikë.

Është budallallëk të bësh komente për skemën, nuk kisha lojtarët e duhur, kishim shumë mungesa. U përpoqa të jepja teknikë në mesin e fushës, nuk ka rëndësi moduli, por mënyra si e interpretojnë futbollin. Bajrami po luan, por Asllani nuk po luan dhe nuk është në kushtet e duhura fizike. Duhet të përballemi me të gjitha këto situata, prandaj u mundova të bëja ndryshime”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"