I ka shënuar gjithmonë Juventusit, ish-sulmuesi i Interit analizon derbin e Italisë: Me Lautaron dhe Lukakun do të isha në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 20:24

I ka shënuar gjithmonë Juventusit, ish-sulmuesi i Interit analizon derbin e Italisë: Me Lautaron dhe Lukakun do të isha në stol

Juventusi ka qenë “gjahu” i preferuar për ish-sulmuesin e Interit, Xhampaolo Pacini, i cili në një prononcim për “Inter Tv”, ka analizuar derbin e Italisë, teksa shprehet se nëse do të ishte në skuadër me Lautaron dhe Lukakun, do të përfundonte në stol.

b4efc73bb7b59e328b6031f707cc7e54-37532-abac16cf2d2bce604c7f41223dcc7486

“Mendoj që këtë sfidë do ta fitojë ekipi që fiton më shumë duele. Mbrojtja dhe sulmet respektive do të jenë vendimtare. Ka shumë cilësi në fushë. Gjithsesi kjo nuk është një ndeshje vendimtare. Raundi i parë nuk ka përfunduar ende, por gjithsesi një fitore sot shërben për të rritur moralin.

Unë gjithmonë kam arritur të shënoj gola të rëndësishëm kundër bardhezinjve, përfshi edhe vitin e kaluar me Veronën. Me pak fjalë Juventusi është një ekip që gjithmonë më ka bërë mirë. Me Lautaro Martinez dhe Lukakun në ekip, ndoshta do të kisha qëndruar në stol, por gjithmonë jam munduar të përshtatem mirë. Më pëlqejnë shumë të dy, plotësojnë njëri-tjetrin dhe janë shumë të lidhur. Fatet e Interit varen nga ata”, u shpreh Pacini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"