I ka premtuar formacionin, ja pse e bindi Durmishajn trajneri i Greqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2019 | 17:25

I ka premtuar formacionin, ja pse e bindi Durmishajn trajneri i Greqisë

Teksa tashmë është bërë faktike lëvizja e federatës greke dhe përfaqësuesve të kombëtares helene, mësohet edhe mënyra sesi e kanë bindur sulmuesin me origjinë vlonjate që të braktisë Shqipërinë për të vijuar karrierën si pjesë e kombëtares greke.

fiorin durmishaj

Gazeta “Panorama Sport”, nga burime të besueshme pranë futbollistit, ka mësuar edhe mënyrën sesi e ka bindur pala greke që të thotë “po”. Trajneri i kombëtares së Greqisë, Angelos Anastasiadis, ka qenë njeriu kyç që ka bërë të mundur nisjen e kësaj çështjeje.

Duke ndjekur shpesh futbollistin, ai e ka kontaktuar Durmishajn dhe e ka bindur se me të në krye të përfaqësueses, shqiptari do të ishte në qendër të projektit. Trajneri i ka premtuar Durmishajt hapësira dhe vëmendje maksimale, duke mos e diskutuar formacionin dhe se do të jetë zgjedhja e tij e parë për sulmin.

Angelos Anastasiadis

Kjo gjë duket se ka bindur qendërsulmuesin që të pranojë Greqinë dhe më pas, presioni i menaxherit ka faktuar gjithçka. “Asgjë nuk bëhet pa dëshirën e lojtarit. Unë e kam ndjekur në disa ndeshje dhe ai është i gatshëm të luajë për Greqinë. Do të jetë një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë trajneri i Greqisë, Anastasiadis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"