I ka humbur “prekja magjike”, Eriksen kthehet në çështje tek Interi. 3 pankina në 4 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 9:47

I ka humbur “prekja magjike”, Eriksen kthehet në çështje tek Interi. 3 pankina në 4 ndeshje

Interi që rigjen fitoren, kap vendin e dytë dhe qetëson humorin e Antonio Kontes, arrin të vendosë në plan të dytë situatën e lidhur me Kristian Eriskenin, ende jo i përshtatur me mekanizmat e rinj ashtu siç prisnin drejtuesit zikaltër. Mund të konsiderohet një thirrje e trajnerit për klubin, sepse Konte e ka ulur në stol tri herë në katër ndeshjet e fundit dhe ka shprehur më tepër fjalë të hidhura se të ëmbla për lojtarin: duket të konsiderohet teoria e një okazioni të shfrytëzuar më shumë se një kërkesë e përpiktë për merkaton.
Eriksen Inter
SHIFRAT – Eriksen debutoi zyrtarisht me fanellën zikaltër më 29 janar: 24 minuta si zëvendësues në fitoren në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës. Pesë muaj e gjysmë më pas, normalisht duke përfshirë karantinën, minutazhi total ka arritur në 750 minuta dhe 16 prezenca mes kampionatit dhe Kupës. Një mesatare shumë pak më e lartë se 46 minuta për ndeshje. Ulje-ngritjet mund të lexohen te 3 golat dhe 3 asistet e regjistruara. Mjafton kjo statistikë për të kuptuar vështirësitë e danezit: në sezonin e tij të parë si titullar tek Ajaksi, mesfushori ka kaluar gjithmonë në dopioshifër në së paku një të dhënë mes golave dhe asisteve, me vitin më “dështak” që u ndal në 17 pjesëmarrje në gola (12 gola dhe 5 asiste) në edicionin e dytë me fanellën e Totenhemit.
Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450
Në total, në tri vitet paraardhëse me aktualin, numëron 36 gola dhe 53 asiste. Sigurisht, ka ende një fund kampionati dhe gjithë fazën me eliminim të Ligës së Europës për t’u kthyer vendimtar, por tendenca aktuale është shqetësuese për një fantazist të talentuar si ai.

NDIKIMI – Është pikërisht ndikimi që mungon, sepse nëse flitet për përqindje të pasimeve të arritura ose goditjet në portë, Eriksen po ecën në të njëjtët binarë të viteve më të mira të karrierës. Pra, duket sikur i ka humbur “prekja magjike”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"