“I japim 600 mijë euro trajnerit dhe dështon me Andorrën”, Sinemati: Është hipokrizi të thuash që …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 23:20

“I japim 600 mijë euro trajnerit dhe dështon me Andorrën”, Sinemati: Është hipokrizi të thuash që …

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, nuk i kurseu kritikat ndaj drejtuesve të Kombëtares dhe jo vetëm, në sfidën e inaugurimit të stadiumit të ri “Air Albania. I ftuar i përjavshëm në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, Sinemati preku edhe çështjen e trajnerit, duke deklaruar:

Sinemati

“Nuk besoj të ketë ngelur njeri pa e parë hapjen. Mos flasim me superlativa. Stadiume më të bukura se tonët janë bërë. Ne duhet të gëzohemi me ato që kemi pasur. Ky që erdhi është diçka më ndryshe. Ky është përjetim personal. Është hipokrizi të thuash që kam shëtitur gjithë botën dhe stadium si ky nuk kam parë. Është një stadium i mirë, që ka problemet e veta dhe akoma s’ka mbaruar. T’i themi faleminderit UEFA-s. “Qemal Stafa” nuk është nevojtore. Është “Uembli” i futbollit shqiptar. Aty është bërë historia.

Deri tani ky stadium akoma nuk ka dhënë atë që pret historia e futbollit shqiptar. Ai që iku është kombi jonë në futboll. Në ndeshjen e parë kemi lënë nam. Në stadium kanë qenë jo njerëzit e futbollit. Ne merremi vetëm me dritat dhe fishekzjarrët, nuk themi që njerëzit kanë blerë çmimet më të shtrenjta në Europë dhe kur vjen puna për Kombëtaren, kjo është më e lira në fushë.

Në fillim, kur u hodh shorti e thamë jemi më mirë se Turqia, pastaj thamë do kalojmë Islandën e tani në fund mbetet stadiumi ajo që kemi fituar. Unë them se ishte stadium i ri e lojë e vjetër.

Pse e paguajmë kaq shtrenjtë trajnerin e huaj? Nuk e kuptojmë nëse është vlera reale. Panuci bënte eksperimente, De Biazi ishte rekordmen eksperimentesh, nuk e di ende se si bëhet këtu. Këtu dështon me Andorrën, i japin 600 mijë euro. Si pretendojmë ne që lojtarët të luajnë mirë me Francën kur neglizhuan dhe nuk dhanë as minimumin me Andorrën ”, u shpreh Sinemati

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"