I infektuar së bashku me partneren e tij, Dibala më në fund merr një lajm të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 17:14


I infektuar së bashku me partneren e tij, Dibala më në fund merr një lajm të mirë

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dibala ka marrë një lajm të mirë këtë të shtunë, teksa familjarët e tij kanë rezultuar negativë në testin e koronavirusit.

dibala

28 vjeçari argjentinas dhe partnerja e tij, këngëtarja argjentinase Oriana Sabatini, rezultuan pozitiv pasi iu nënshtruan testeve, duke qenë se shokët e skuadrës fillimisht Daniele Rugani e më pas Bles Matuidi u prekën nga COVID-19.

Për shkak se ai rezultoi pozitiv, testet i kryen dhe familjarët e tij dhe lajmi që vjen nga Argjentina është se fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë dalë negativë. Ai dhe e dashura e tij pritet t’i nënshtrohen testeve të tjera brenda pak ditësh, për të parë nëse janë shëruar.

dibala

 

 

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com