I infektuar me Covid-19, lojtari i Seviljas: E kaloj ditën i mbyllur në dhomë, kualifikohemi ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 5, 2020 | 17:41


I infektuar me Covid-19, lojtari i Seviljas: E kaloj ditën i mbyllur në dhomë, kualifikohemi ndaj Romës

Nemanja Gudelj është mungesa e madhe e Seviljas në prag të përballjes me Romën në Europa Ligë. Futbollisti serb rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe është karantinuar në shtëpinë e tij.

gudelj

“Ndihem shumë mirë, edhe familja ime është shumë mirë”, tha Gudelj për kanalin zyrtar të ekipit. “E kaloj ditën i mbyllur në dhomë. Stërvitem dy herë në ditë që koha të kaloj më shpejt. Ditët janë shumë të gjata. Gjëja më e keqe është që nuk mund të ndihmoj skuadrën. Unë ndihem shumë mirë por nuk do mundem ta ndihmoj skuadrën derisa testi të dalë negativ”. Gjithsesi Gudelj është shpresë plotë se skuadra e tij do kualifikohet. “Ne nuk mund të dështojme dhe ne e meritojmë të kualifikohemi. Ne do japim gjithçka për tu kualifikuar.

Sevilja dëshiron të fitojë trofeun e gjashtë të Europa Ligës. Do jetë një ndeshje e vështirë, por jam i bindur se do kualifikohemi”, përfundoi Gudelj.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com