I hyri në shtëpi dhe i vodhi këpucën e të atit, kampionia e tenisit ngacmohej nga një “stalker”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 19:56

I hyri në shtëpi dhe i vodhi këpucën e të atit, kampionia e tenisit ngacmohej nga një “stalker”

Siç bëjnë me dije mediat angleze, tenistja 19-vjeçare, Ema Raduçanu, përndiqej nga dikush, i cili i vinte shpesh në derën e shtëpisë së saj dhe linte diçka.

tenis

Amrit Magar, 35 vjeç, udhëtonte në periferi të Londrës, ku jetonte tenistja me prindërit e saj. Pasi gjeti adresën e saj, ai i la një shënim ku i shkruante: “Asgjë për të thënë, por ti meriton dashurinë”, dhe ku kishte shkruar emrin e tij, të bashkëshortes dhe të qenit të tyre.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Në datën 2 dhjetor, Ema mori një tjetër letër tronditëse ku shkruhej: “Bëj 23 milje rrugë për ty” dhe pas dy ditësh erdhi sërish, ku la dhe dritat e Krishtlindjeve dhe më pas mori një nga këpucët e babait të tenistes, duke menduar se ishte këpuca e Emës.

Pas kësaj, Magar u arrestua nga policia dhe me datë 27 janar ai u shpall fajtor nga gjykata. Atij nuk iu lejua që të afrohej pranë shtëpisë së 19-vjeçares dhe të kishte kontakte me të dhe familjen e saj.

“Që kur ndodhi e gjithë kjo, ndihem shumë e frikësuar. Më duket sikur më është hequr liria. Nuk ndihem e sigurt në shtëpinë time. Dua të shkojë për të jetuar në një vend tjetër, pasi ai e di tashmë shtëpinë time”, u shpreh Raduçanu në dëshminë e saj në polici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"