I humbi shpresat, Devolli gati për shansin e artë të mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 10:21

I humbi shpresat, Devolli gati për shansin e artë të mbijetesës

Pas fitores të së mërkurës ndaj Orikut, Devolli kapi shansin të luajë një ndeshje shtesë për mbijetesën, duke përfituar edhe nga humbja e Ilirisë në shtëpi ndaj Turbinës. Devollinjtë i kishin humbur shpresat e shpëtimit, por tashmë po stërviten fort për të kaluar me sukses edhe Partizanin B, që vjen nga Kategoria e Dytë, por që pritet të aktivizojë edhe lojtarë të ekipit të parë, siç bëri me Gramshin dhe Sopotin.
Goli i Devollit Bishaj logo
Temperaturat e larta të këtyre ditëve nuk e kanë penguar ekipin bilishtar të përgatitet si duhet për këtë takim të rëndësishëm, që përcakton fatin e sezonit. Nga ana e devollinjve kërkohet vetëm një gjykim i drejtë, pastaj le të fitojë skuadra më e mirë në fushë. Devolli është një ekip i surprizave. Në fakt, me rezultatet e arritura, sidomos në pjesën e parë të sezonit, ky ekip nuk duhet të arrinte deri në këtë pikë.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"