I huazuar te Milani, Mançester Junajtid ndan mendjen për lojtarin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 16:56

I huazuar te Milani, Mançester Junajtid ndan mendjen për lojtarin e tij

Mançester Junajtid do të kthejë pas huazimit futbollistin portugez Diogo Dalot. “Djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të dëgjojnë asnjë propozim të klubi kuqezi për të blerë në fund të këtij sezoni anësorin e majtë 21-vjeçar.
dalot

“ESPN” raporton se drejtuesit e klubit britanik duan ta kenë lojtarin pjesë të kontingjentit për sezonin e ri dhe pavarësisht besimit të fituar në “San Siro”, Dalot mbetet ende pjesë e Mançester Junajtid.

21-vjeçari u ble nga anglezët në vitin 2018 dhe pas 35 ndeshjesh në dy sezone, ai u huazua te Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"