I hoqi historinë me duar, kombëtarja afrikane gati të hakmerret ndaj Suarezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 21:16

I hoqi historinë me duar, kombëtarja afrikane gati të hakmerret ndaj Suarezit

Gana dhe Uruguai do të përballen me njëra-tjetrën pas pozicionimit në grupin H të botërorit, së bashku me Portugalinë dhe Korenë e Jugut.

suarez

Kjo nuk do të jetë përballja e parë mes dy kombëtareve, ku në mendjen e të gjithëve vjen çerekfinalja e Botërorit 2010 mes 2 skuadrave, dhe rasti topit të larguar me dorë në vijën fatale nga ana e Suarez.

Gana e cila humbi me penallti pas atij episodi, dhe u largua me dëshpërim pas mungesës së arritjes në gjysmëfinale, do të kërkoj këtë herë hakmarrjen e shumë pritur ndaj Suarez dhe Uruguait.

Mbetet për t’u parë sesi do të shkoj ndeshja në grupe mes këtyre dy kombëtareve, por përballja pritet më se e luftuar, nisur dhe nga e kaluara historike e kësaj ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"