I hoqën shiritin pas sherrit me tifozët, flet Xhaka: Më dhembi, por të jeni të sigurt se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 22:48

I hoqën shiritin pas sherrit me tifozët, flet Xhaka: Më dhembi, por të jeni të sigurt se…

Granit Xhaka ka treguar për median zvicerane “Blick”, ditët mjaft të vështira pas sherrit me tifozët, gjë që i solli edhe heqjen e shiritit të kapitenit te Arsenali.

xhaka

Ai u shpreh se fyerjet dhe fërshëllimat nga tifozët e lënduan shumë, ndërkohë që shprehet se do vazhdojë të japë më të mirën për Arsenalin.

“Kur numri im u shfaq te tabela e arbitrit të katërt, tifozët shpërthyen në të qeshura ironike, dhe kjo më lëndoi. Ishte një tërbim i tyre, dhe të dhemb. Ende nuk e kuptoj reagimin, veçanërisht mizorinë ndaj meje. Të dhemb edhe kur të fyejnë familjarët. Për sa më kujtohet, tifozët janë gjithmonë pjesë e sportit. Kam një respekt të madh për entuziazmin dhe angazhimin që ata vendosin në lojë. Kritikat e tyre, nëse janë të duhurat, të bëjnë të rritesh si sportist. Por ku ata fyejnë, të dhemb. Nëse nuk luaj ose nuk luaj mirë, duhet të heshtim dhe të dëgjojmë. Por nëse fyen kapitenin tënd thjesht krijon një atmosferë të keqe për ekipin që brohoret. E ardhmja? Të jeni të sigurt, unë do të vazhdoj të luftoj dhe gjithmonë të jap maksimumin këtu, duke filluar nga stërvitja. Unë jam gati” – u shpreh Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"