I hodhi drogë në gotën e ujit të kundërshtarit, sportisti japonez i thotë “lamtumirë Lojrave Olimpike

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 9, 2018 | 18:44

I hodhi drogë në gotën e ujit të kundërshtarit, sportisti japonez i thotë “lamtumirë Lojrave Olimpike

Jasuhiro Suzuki i thotë “lamtumirë” Lojrave Olimpike, Tokio 2020. Sportisti nga Japonia është pezulluar për 8 vite nga aktivitet sportive pas një veprimi dëshpërues. Për të siguruar një biletë në “Tokio 2020” në garat me kanoe, kajakeri 32 vjeçar, ka hedhur steroid anabolizues në gotën e ujit të kundërshtarit të…

Jasuhiro Suzuki i thotë “lamtumirë” Lojrave Olimpike, Tokio 2020. Sportisti nga Japonia është pezulluar për 8 vite nga aktivitet sportive pas një veprimi dëshpërues. Për të siguruar një biletë në “Tokio 2020” në garat me kanoe, kajakeri 32 vjeçar, ka hedhur steroid anabolizues në gotën e ujit të kundërshtarit të tij 25 vjeçarit Seiji Komatsu.

Suzuki

Garën arriti ta fitonte Komatsu, por doli pozitiv në testin e dopingut, duke u skualifikuar nga Kampionati Japonez i Kanoes 2017. 25 vjeçari e mohoi marrjen e drograve dhe për këtë arsye Agjensia Japoneze e Anti-Dopingut nisi një hetim. Ishte vet Jasuhiro Suzuki i cili pranoi veprimin që kishte bërë.

Në një deklaratë për televizionin public japonez NHK, 35 vjeçari shprehet: “Ai ishte i irrituar dhe nuk mendonte se mund të fitonte.” Federata Japoneze e Kanoes ka konfirmuar se e ka shfuqizuar denimin e dhënë për 25 vjeçarin Komatsu dhe ka dënuar Jasuhiro Suzukin me 8 vite pezullim nga aktivitetet sportive.






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com