I grabisin sërish të ëmën, Zaniolo afrohet me Juven

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2019 | 13:53

I grabisin sërish të ëmën, Zaniolo afrohet me Juven

Nëse Nikolo Zaniolo mund të ven doste të qëndronte te Roma, për shkak të lidhjes së fortë që ka krijuar me tifozërinë verdhekuqe, pavarësisht joshjes së madhe që po i bën Juventusi prej kohësh, ndoshta nga e mërkura në mbrëmje gjërat kanë ndryshuar totalisht.

mamma-nicolò-zaniolo

Mamaja e futbollistit, Françeska Kosta, e cila u bë protagoniste edhe një muaj më parë, dje ka vuajtur grabitjen e radhës, poshtë shtëpisë së saj, ndonëse skena ka qenë edhe më e frikshme. Nëse pak kohë më parë, konkretisht në mbrëmjen që Ronaldo i shënonte Ajaksit, në Amsterdam, asaj iu grabit makina poshtë shtëpisë, ndërsa shihte ndeshjen me Nikolonë (tri ditë më vonë makina iu rikthye), të mërkurën ajo është bërë viktimë e një sulmi me armë.

Dy persona të maskuar poshtë skafandrës dhe mbi një skuter, e kanë ndalur, e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë grabitur çantën dhe një orë “Roleks” që mbante në dorë, plus edhe çelësat e makinës BMW. Pas denoncimit të bërë nga vetë Françeska, dje ka qenë radha e Nikolo Zaniolos që të reagojë me anë të një postimi, fjalët e të cilit i ngjajnë një largimi të sigurt nga kryeqyteti: “Mamaja ime, për të dytën herë, falënderon ata që i lejuan vetes të grabisin diçka që nuk u përket.

0_Roma-teenager-Zaniolo-urges-mum-to-stop-posting-Instagram-selfies

Është shumë e thjeshtë të shohësh një grua të pashoqëruar në rrugë dhe ta kërcënosh dhe njëkohësisht t’i grabisësh gjërat e saj. Por ta dini, më pas mos u ankoni, nëse vuani pasojat apo nëse unë largohem nga Roma”.

Dhe ndoshta, pas kësaj frike të përsëritur, për të ëmën dhe për vetë mesfushorin, ka ardhur ora që ata të vlerësojnë realisht mundësinë për të zgjedhur Juventusin, ose pse jo, Totenhemin, Bajernin apo Realin, cilëndo skuadër që është interesuar për të. Ndonëse siç është pranuar nga vetë Zaniolo, por edhe nga e ëma e tij, Nikolo është tifoz i Juves dhe i Kristiano Ronaldos, ndaj në Torino do të shkonte me vrap, aq më shumë pas grabitjes së radhës që i është bërë mamasë së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"