I “gozhduar” në stol, shfryn Elvi Berisha. Mesazh i “koduar” i sulmuesit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 21:42

I “gozhduar” në stol, shfryn Elvi Berisha. Mesazh i “koduar” i sulmuesit të Skënderbeut

Sulmuesi i Skënderbeut të Korçës, Elvi Berisha, godet me një mesazh të koduar në një postim në profilin e tij social “Instagram”.

Elvi Berisha

“As ti dhe askush nuk mund të më ndalë. Para se ta bësh këtë, ti duhet të vrasësh emrin tim dhe ti nuk ke fuqi ta bësh këtë gjë. Forca Skënderbeu!”, janë fjalët e 22-vjeçarit. Kujtojmë se sulmuesi në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos është lënë në stol përgjatë gjithë takimit nga trajneri Memelli.

Edhe pas humbjes me Kastriotin javën e kaluar, timonieri i stolit bardhekuq kritikoi Elvi Berishën për një paraqitje tejet të dobët duke theksuar se lojtari ishte inekzistent në fushën e lojës

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"