I gjithë kontigjenti në dispozicion të Dovedanit, te Bylisi janë të qetë për kontratat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 11:42

I gjithë kontigjenti në dispozicion të Dovedanit, te Bylisi janë të qetë për kontratat

Bylisi do të zbresë sot në fushën e stërvitjes, ndërsa nga ana e klubit ballshiot janë marrë të gjitha masat e duhura. Janë bërë gati edhe ambientet, duke u dezinfektuar, por edhe që në fundjavën e shkuar klubi ka bërë gati maskat dhe dorezat edhe për pjesëtarët e stafit, sidomos atë mjekësor apo dhe mirëmbajtësit e terreneve. Në impiant do të zbatohen një për një protokollet sipas edhe udhëzimit të FSHF-së. Madje, nga ana e stafit mjekësor të skuadrës mallakastriote janë njohur me protokollin dhe domosdoshmërinë e medikamenteve për mbarëvajtjen e procesit stërvitor në të tilla kushte. Duket se në Ballsh tashmë janë gati për rifillimin e stërvitjes.
bylisii
Klubi ka marrë masat, si për kompleksin në qendër të qytetit, ashtu edhe për stadiumin “Adush Muça” dhe ambientet e tyre të jashtme dhe të brendshme. Fundjava nuk ka qenë pushim ndryshe nga më parë, pasi zyrtarët e klubit, presidenti Besnik Kapllanaj dhe administratori Gazmend Hoxhaj, kanë inspektuar detyrat që janë realizuar, duke qenë se sot skuadra do të zbresë në fushë. Vazhdimisht ka pasur edhe dezinfektim edhe të hotelit të lojtarëve. Pra, në Ballsh janë gati dhe tashmë pritet që sot lojtarët të jenë nën urdhrat e trajnerit Dovedan i cili këtë periudhë e ka kaluar në Ballsh. Ndërkohë, janë lajmëruar lojtarët nga rrethet, por edhe një pjesë e të huajve të cilët jetojnë në Fier, që sot të jenë në stërvitje në Ballsh. Por e rëndësishme është se, ndryshe nga shumë ekipe të cilat kanë edhe lojtarë apo trajnerë jashtë dhe duhet që të karantinohen, sipas vendimit të marrë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare, te Bylisi të huajt kanë qëndruar në Ballsh dhe në Fier, kështu që menjëherë do të jenë nën urdhrat e trajnerit Dovedan dhe stafit të tij që sot.
munjoz

TË HUAJT– Argjentinasit Fabian Munjoz i përfundon kontrata, duke qenë se ai u bë pjesë  skuadrës në merkaton e janarit. Por, klubi ballshiot dhe administratori Hoxhaj kanë theksuar se do të ketë marrëveshje, sipas edhe një udhëzimi të FSHF-së, me futbollistët të cilëve u përfundon kontrata në 31 maj dhe duke qenë se gara do të vijojë e do të përfundojë sezoni që parashikohet deri në fundin e korrikut të këtij viti.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"