“I gëzuar për golin e parë në sezonin e ri”, por Taulant Seferin s’e zë gjumi: VAR-i më anuloi të dytin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 14:27

“I gëzuar për golin e parë në sezonin e ri”, por Taulant Seferin s’e zë gjumi: VAR-i më anuloi të dytin…

Te Tirana pas ndeshjes me Egnatian kishte heshtje për shtyp, por Majkëll Ngo dhe Taulant Seferi shfryjnë për mundësitë e humbura dhe të mohuara nga teknologjia. Edhe pse e kanë pasur gojën të mbyllur, zhgënjimi ka qenë i madh për dy lojtarët.

Tirana Seferi

“I gëzuar për golin e parë në sezonin e ri. Pavarësisht lojës së bukur që treguam si ekip kundër KF Egnatias, VAR-i ma anuloi golin e dytë dhe rezultati përfundoi 1-1 që ishte në favor të kundërshtarit”, shkruante Seferi në rrjetet sociale në orët e vona të natës.

Në sfidën me Egnatian ky i fundit dyfishoi rezultatin. Nga jashtë zone, sulmuesi goditi dhe topi u ndal në rrjetë. Por, pas 6 minutash vlerësim, Laver Alla vendosi për pozicion jashtë loje, pasi Xhixha ishte në rrezen e portierit dhe në pozicion të parregullt gjatë gjuajtjes së Seferit.

Tirana aktualisht ka katër pikë, sepse ka mundur Skënderbeun dhe ka barazuar me Egnatian. Ngoja dhe Seferi kanë shënuar tre gola së bashku nga pesë që ka aktualisht ekipi i Tiranës. Bardheblutë luajnë në fundjavë ndaj Kastriotit dhe këtë herë nuk duhet të gabojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"