“I gëzohem fitores, por mund të kishim bërë më shumë”, Cungu: Tani mendojmë vetëm për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 15:10

“I gëzohem fitores, por mund të kishim bërë më shumë”, Cungu: Tani mendojmë vetëm për…

Laçi mposhti me rezultatin 4-0 Luftëtarin, në një ndeshje që u dominua plotësisht nga kurbinasit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport” ka folur Armando Cungu, i cli u shfaq i lumtur, por u shpreh se ekipi mund të kishte bërë më shumë.

bandicam 2019-12-14 15-00-21-815

“I gëzohem fitores, dhe rezultati i arritur është i rëndësishëm. Megjithatë tani mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut të mërkurën.

Nuk mund të them se ishte ndeshje perfekte kjo e sotmja, kishim vështirësi, ekipet të tilla nuk të lenë të shfaqësh futbollin. Deri sa shënuam golin e parë pastaj e kishim më të lehtë pasi këto ekipe nuk dorëzohen.

Sulmi? Është e vërtetë që është shumë i mirë, por mund të kishin shënuar më shumë. Kampionatit nuk i dihet ndoshta për një gol mund të vendosë shumë në fund.

Dua të marr maksimumin nga lojtarët, normalisht edhe kur na është dhënë mundësia të zëvendësojmë  e kemi bërë, sot na u dha mundësia dhe e bëmë, kjo edhe për shkak të nivelit të kundërshtarit. Kanë mbetur edhe dy ndeshje, do mundohemi të rikuperojmë energjitë.

Mendoni për merkaton e janarit, për ndonjë përforcim që të keni një synim më shumë se Europa?

E para, natyrshëm që drejtuesit po punojnë për të afruar lojtarë, pasi janë dy faza më të vështira se këto të parat dhe drejtuesit po punojnë të sjellin futbollistë të tjerë. Nuk më pëlqen të shoh shumë larg, dua të shikoj gjërat nga afër, dua ti marr gjërat një nga një. Dua që të jepet maksimumi çdo ditë në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"