I ftuar drejtori i Akademisë së Dinamo Zagrebit, FSHF-ja jep njoftimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2019 | 16:13

I ftuar drejtori i Akademisë së Dinamo Zagrebit, FSHF-ja jep njoftimin e rëndësishëm

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot, se do të organizojë ditën e nesërme një seminar, për të gjithë drejtuesit e Akademive në Shqipëri.fshf-logo-standartizim

Ky seminar do të zhvillohet, në kuadër të procesit të licenisimeve për sezonin e ardhshëm. E veçanta e këtij seminari do të jetë, se i ftuar do të jetë drejtori i Akademisë së Dinamo Zagrebit, Damir Krznar. Ky seminar do të zhvillohet ditën e nesërme në orën e 11:00 në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Njoftimi i FSHF:

Përshëndetje të gjithëve. Në kuadër të procesit të licensimeve për sezonin 2020-2021, FSHF organizon nesër një seminar me të gjithë drejtuesit e Akademive të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Në këtë seminar është i ftuar, Damir Krznar, Drejtori i Akademisë së GNK Dinamo Zagreb. Seminari zhvillohet në sallën e konferencave të FSHF në orën 11:00. Ju mirëpresim!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"