I ftohtë akull/ “Çmendet” termometri, Arteta me hipotermi?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 10:15

I ftohtë akull/ “Çmendet” termometri, Arteta me hipotermi?

I ftohtë akull, deri në nivelet e hipotermisë. Matja e temperaturës së Mikel Artetës, trajnerit të Arsenalit, ndërsa hynte të dielën në “Bramall Lane”, në stadiumin e Shefilldit, u ra në sy mediave angleze, duke qenë se termometri shënonte 34.4 gradë celsius.

Mikel Arteta termometri

Temperatura e një njeriu që gëzon shëndet të plotë varion mes 35-37 gradë, mirëpo termometri shënonte një vlerë të rrezikshme hipotermie. Ndoshta një lajthitje e termometrit elektronik, sepse spanjolli i cili ishte trajneri i parë në Premier Ligë që u prek nga Koronavirusi në mars, nuk ndiente asnjë shqetësim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"