I “frikësohet” përballjes me Italinë në Europian, trajneri Sauthgejt: Duhet të përmirësojmë bilancin me ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 14:35

I “frikësohet” përballjes me Italinë në Europian, trajneri Sauthgejt: Duhet të përmirësojmë bilancin me ta

Anglia do të jetë në Grupin C të fushatës kualifikuese të Euro 2024, me Italinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

sauthgejt

Rikujtojmë që Anglia u mund nga Italia në finalen e Euro 2020. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1 me 1, por “Tre Luanët” ishin të pafat në gjuajtjen e penalltive ku shënuan vetëm dy gola, ndërsa “azurrët” 3. Së fundmi dy skuadrat u përballën edhe në Ligën e Kombeve me duelin e parë që u nda barazim pa gola dhe të dytin me fitoren 1-0 të Italisë që dekretoi rënien e Anglisë në Ligën B.

Pas hedhjes së shortit, trajneri i kombëtares angleze Southgejt ka folur për “Sky Sports”: “Është qartësisht një short i vështirë duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit. Ne ndoshta kemi pasur shorte kualifikuese që kanë qenë pak më të rehatshme se kaq, edhe pse duhet të them se Polonia dhe Hungaria në grupin e fundit kualifikues ishin gjithashtu të vështira. Ne jemi mësuar me këtë.”

Përsa i përket faktit që do të përballet sërish me Italinë, ai tha: “Ne e dimë cilësinë dhe thellësinë e skuadrës që ata kanë. Rekordi i Anglisë kundër Italisë në përgjithësi nuk është shumë i mire dhe ne duhet ta përmirësojmë atë”, pohoi trajneri i “Tre Luanëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"