I frikësohen infektimit nga Covid-19, klubet gjermane marrin vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 18:12

I frikësohen infektimit nga Covid-19, klubet gjermane marrin vendimin drastik

Frika nga dëmtimet dhe infektimi nga Covid-19, ka bërë që skuadrat gjermane të marrin një vendim drastik. Ato nuk do lejojnë që lojtarët të paraqiten me kombëtaret e tyre në ndeshjet e Ligës së Kombeve apo në miqësoret e tetorit.

Bajern5

Lajmin e ka dhënë “Kicker”, që zbulon se shkak i këtij vendimi janë bërë infektimet e shpeshta me Covid-19 si dhe dëmtimet e lojtarëve. Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl i tha “Kicker”. “Ne po punojmë për një zgjidhje, por ne kemi të drejtë të mos i lejojmë lojtarët tanë për të luajtur me kombëtaret”.

Gjermania luan me 10 tetor në Ukrainë, një zonë e cilësuar me rrezik të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"