I federuan 9 lojtarë, ja afrimet e Skënderbeut në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 17:00

I federuan 9 lojtarë, ja afrimet e Skënderbeut në merkaton e janarit

Skënderbeu bëri ndryshime të mëdha në merkato e janarit, duke afruar plot 9 lojtarë, mes tyre edhe emra me eksperiencë si mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro.

Skenderbeu afrimet

Kryesisht përforcimet u bënë në repartin difensiv, pikërisht me Fallou Nxhie në huazim nga Xhenoa, lojtarin e ardhur nga Shkëndija e Tetovës, Leard Sadriu, si dhe kosovarin Melos Bajrami.

Gjithashtu u afrua portieri Bekim Rexhepi, mesfushori brazilian, Zhan Viktor, si dhe fantazisti me pasaportë greke, Aleksandros Rahim. Pjesë e federimeve u bë edhe ganezi Abei Agbodzie, por që me shumë mundësi do të huazohet në ekipet e Kategorisë së Parë ose të Dytë. Klubi korçar beson shumë se emra si Zguro, Nxhie, Viktor dhe Rahim do të bëjnë diferencën

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"