“I dukej vetja Murinjo”, mbrojtësi holandez shpërthen ndaj trajnerit të Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 12:00

“I dukej vetja Murinjo”, mbrojtësi holandez shpërthen ndaj trajnerit të Luftëtarit

Gjatë merkatos së verës Luftëtari afroi në skuadër shumë lojtarë, mes të cilëve ishte dhe mbrojtësi holandez Cerezo Hilgen.

Cerezo-e1575534696142-756x422

Marrëdhënia e këtij të fundit me trajnerin grek të Luftëtarit, Giorgos Marantas nuk është ndër më të mirat. 25-vjeçari ka dhënë një intervistë për “sportnieuws.n”, teksa ka folur për ardhjen në vendin tonë dhe trajnerin grek.

“Te Luftëtari kemi një trajner grek (Giorgos Marantas). Ai ka ardhur në Gjirokastër nga Kategoria e tretë dhe mendon se është Murinjo. Ai më kishte parë të luaja, por nuk më ka pëlqyer mua. Unë luaja në mesfushë edhe pse isha mbrojtës. Gjatë një stërvitje u mundua të më shpjegonte diçka, unë e dëgjova. Por, ai papritmas bërtiti se nuk do të luaja, nëse nuk dëgjoja fjalët e tij. Unë me vete mendova: ‘mik, çfarë dreqin po thua?’. Sidoqoftë unë përfundova në stol pas kësaj”, shprehet mbrojtësi holandez.

hilgen cerezo luftetari

Më tej ai ka treguar dhe mënyrën se si ka ardhur në Shqipëri: “Unë kam qenë me pushime me të dashurën time dhe kam marrë një telefonatë nga një zotëri nga Shqipëria, për një ofertë nga Luftëtari. Si fillim dyshova, bëra më shumë se 50 telefonata, një ndër to ishte një holandez, që jetonte në Shqipëri. U binda, përcaktova kërkesat e mia dhe ata u takuan. Kur luajtëm ndeshjen praktike në Greqi, papritmas trajneri u zhduk, ishte një moment që më zemëroi”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"