I duhuri në mesfushën e Kontes, Brozoviç kërkon të jetë “regjisori” i titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 13:06

I duhuri në mesfushën e Kontes, Brozoviç kërkon të jetë “regjisori” i titullit

Pas një kthese të madhe të një skuadre qëndron gjithmonë një protagonist i papritur. Është ajo që uron Marselo Brozoviç, me ndihmën e Antonio Kontes. Ditën e fundit të merkatos verore ishte praktikisht një ish-zikaltër, më pas shkëmbimi me PSG-në që duhet të transferonte Paredesin në Milano nuk ndodhi. Kështu, kroati ndeshje pas ndeshjeje ka rifituar besimin dhe është ngjitur në hierarkitë e trajnerit, duke fituar besimin e këtij të fundit dhe të shokëve të skuadrës. Një histori që herë pas here përsëritet dhe ka gjithmonë një fitues: vetë mesfushorin, i cili në Milano nuk ka pasur asnjëherë një jetë (profesionale) të lehtë.
Marcelo-Brozovic-Inter
Gjithmonë pranë largimit, por pikërisht kur ka valixhet në duar, jep më të mirën. “Metamorfoza” nisi me Spaletin, me të cilin u shndërrua në mesfushorin e kompletuar: “regjisor”, “shkatërrues”, realizues. Praktikisht të njëjtin transformim si në kohët e fundit me Konten. Marselo është mesfushori i vetëm i aftë të organizojë lojën si fantazist natyral dhe të mbrojë si mesfushor. Me rikthimin te skema 3-5-2 Interi ka rigjetur siguri dhe ekuilibër, ndërsa Brozo rolin e liderit në mesfushë.

REKORDMEN – Në Serinë A ka një statistikë që më shumë se të tjerat shpjegon rritjen e Brozoviçit në hierarkitë e Kontes. Kroati është lojtari më i mirë i kampionatit për përqindje pasimesh të kryera në mesfushën kundërshtare: 87,3%. Trajneri zikaltër së fundmi ka riparë edhe sistemin e lojës në kërkim të një ekuilibri të ri, duke arritur te konkluzioni i zakonshëm: nëse e ke në skuadër, nuk mund të mos bazohesh te cilësitë e tij në mesfushë. Sigurisht, jo gjithmonë paraqitjet e Marselos kanë qenë në lartësi dhe paqëndrueshmëria e tij në paraqitje ka qenë shpesh limiti i aventurës së tij italiane. Megjithatë, është po aq e vërtetë që pa gjeometritë e kroatit Interi e ka të vështirë të gjejë hapësira me topin në tokë dhe i duhet të mbështetet te forca e sulmuesve për të zhbllokuar ndeshjet. Me Borusian tregoi se është ai copëza që i “mungonte” Interit për të rigjetur bindjen në luftën për titull. Brozo ka bindur Konten dhe Interin: dëshiron të jetë ai “regjisori” i titullit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"