I druhet euforisë, trajneri i Dortmundit kërkon përqendrim maksimal: Të mundim Volfsburgun pastaj… Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 13:51

I druhet euforisë, trajneri i Dortmundit kërkon përqendrim maksimal: Të mundim Volfsburgun pastaj… Bajernin

Borusia e Dortmundit do të ndeshet sot me Volfsburgun në transfertë, Verdhezinjtë vijnë nga një fitore e thellë me Shalken në javën e kaluar duke dhënë një sinjal të fortë në garën për titullin kampion. Por trajneri i BVB nuk kërkon që skuadra të mendojë për titullin dhe as për ndeshjen me Bajernin që do të luhet në mesjavë. Sipas tij, skuadra duhet të përqendrohet vetëm te sfida me “Ujqërit”.

favre

Volfsburgu është një skuadër e vështirë. Edhe pse pa tifozë, ndeshja do të jetë delikate. Në pozitat që ndodhemi nuk na lejohet asnjë hap fals, përndryshe mundi dhe puna e sezonit do të shkonte dëm”, tha Favre. Ndërkohë, për skuadrën e Borusias do të rikthehen në fushë Emre Xhan dhe talenti Rejna, dy lojtarë që kanë munguar në derbin me blutë. “Xhan dhe Rejna janë pa dyshim lojtarë të rëndësishëm për ne.

favre hazard

Emre i ka dhënë një fytyrë tjetër mesit të fushës, ndërsa Rejna ka treguar një potencial të madh. Sigurisht që na mungojnë edhe lojtarë si Vitsel dhe Rojs. Marko është dëmtuar sërish dhe me shumë mundësi do të humbasë të gjitha ndeshjet e kampionatit. Por ne nuk do të dorëzohemi, forca jonë ka qenë gjithmonë te grupi dhe jo tek individët. Nëse luajmë si ekip, atëherë gjithçka bëhet më e vështirë për kundërshtarët”, tha trajneri i Borusias së Dortmundit përpara ndeshjes së sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"