I drejtoi para një sezoni, Fetollari mesazh Pogradecit para derbit: Do ta shohim në fund euforinë e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 15:23

I drejtoi para një sezoni, Fetollari mesazh Pogradecit para derbit: Do ta shohim në fund euforinë e tyre

Në mesjavë Devolli zhvilloi një test brenda grupit, ku trajneri Fetollari ka zgjedhur 11-shen e ndeshjes me Pogradecin.


Fetollari Devolli

Duke parë gjendjen e futbollistëve, ai ka bërë edhe lëvizje lojtarësh në mbrojtje dhe mesfushë. “Ndeshja e kontrollit na shërbeu për të motivuar të gjithë lojtarët, të cilët po punojnë për të treguar vlerat e tyre duke filluar nga kjo transfertë e radhës.

Ndoshta kundërshtari e konsideron formalitet takimin me ne, por kjo eufori e tyre do të shihet në fund. Një ndeshje i ka brenda të tria rezultatet. Devolli në Pogradec do të luajë për rezultat pozitiv, çdo gjë ndodh dhe ne do të luajmë me gjithë kapacitetin tonë.

Në Kategorinë e Parë ekipet pothuajse kanë të njëjtin nivel dhe për rezultatin vendos forma që ka secili në momentin e zhvillimit të takimit. Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, ne shpresojmë të marrim pikë në Pogradec”, tha Fetollari, i cili e njeh mirë kundërshtarin, pasi e ka drejtuar sezonin e kaluar.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"