I dorëzoi çelësat e “shtëpisë” Partizanit, Tirana humb tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2017 | 19:09

I dorëzoi çelësat e “shtëpisë” Partizanit, Tirana humb tifozët

Lajmi se Partizani do quajë “shtëpi’ stadiumin “Selman Stërmasi’ për pjesën e dytë të sezonit ka acaruar tifozët e Tiranës. Pasi klubi postoi në “Facebook” lajmin se është arritur akordi në mbledhjen e zhvilluar në Bashkinë e kryeqytetit, protesta e ultrasve bardheblu ka shpërthyer në mënyrë të dukshme.

derbi

Brenda pak minutash, faqja e klubit është mbuluar nga mesazhet e protestës së këtyre tifozëve të cilët akuzuan presidentin Refik Halili se po dorëzohej para Partizanit. Ndërkaq, shumë prej tyre e cilësuan këtë edhe si një tentativë të dukshme për të ndihmuar Partizanin të fitonte titullin kampion.

tifozat tirana

Shumëkush e ka cilësuar një turp të vërtetë këtë situatë, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet që të bojkotoheshin ndeshjet e skuadrës. Për disa të tjerë, cilësohej e papranueshme për mbështetësit e kësaj skuadre që të shihnin Partizanin në të ardhme të festonte një titull të mundshëm në atë që e cilësonin “shtëpinë” e tyre.

Sikur të mos mjaftonin telashet me skuadrën dhe një merkato që nuk ka sjellë asgjë gjatë janarit, “lufta” me tifozët mund të jetë një problem më shumë për Tiranën, e cila pa mbështetjen nga shkallët e stadiumit humb një prej armëve të saj më të forta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"