I doli kundër Inzagit, Interi gati të ndërmarrë masa ndaj Hakan Çalhanoglusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:47

I doli kundër Inzagit, Interi gati të ndërmarrë masa ndaj Hakan Çalhanoglusë

Intervista e dhënë ditën e djeshme nga mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu në Turqi bëri shumë bujë për fjalët e tij për trajnerin Simone Inzagi si dhe ato kundrejt sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

CALHANOGLU

Nëpërmjet mikrofonave të “Tivibu Spor”, turku deklaroi se humbja në derbi erdhi nga zgjedhjet e Inzagit dhe se Ibrahimoviç është 40 vjeç dhe jo 18 vjeç.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane ” La Gazzetta dello Sport” klubit zikaltër nuk i ka pëlqyer aspak intervista dhe deklaratat e dhëna për trajnerin Inzagi dhe mesfushori 28-vjeçar mund të gjobitet me ndonjë shumë të majme nga drejtuesit e Interit.

Në sezonin që ka përfunduar, me fanellën e Interit në Serinë A, Hakan Çalhanoglu u aktivizua në total në 34 ndeshje duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 12 asiste për shokët e ekipit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Çalhanoglu plas “bombën”: Derbin e humbëm prej Inzagit, Ibrës nuk i përgjigjem se është… 40 vjeç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"