I doli emri te skuadra e Serisë A, ish-futbollisti i Skënderbeut: Ka interesime, ja si qëndron e vërteta …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 14:49

I doli emri te skuadra e Serisë A, ish-futbollisti i Skënderbeut: Ka interesime, ja si qëndron e vërteta …

Ish-futbollisti i Skënderbeut Fidan Aliti nuk jep garanci nëse do të vazhdojë të luajë me suedezët e Kalmarit.

fidan aliti

Lojtari i Kosovës pranon pas sfidës miqësore me Suedinë (1-0) se ka klube të ndryshme që interesohen për shërbimet e tij. Duke parë ecurinë aspak premtuese të Kalmarit sezonin e kaluar, 26-vjeçari mund të përgatitet për hapin e radhës në karrierë, por tani për tani mbetet futbollist i Kalmarit pasi ka dhe 3 vite në kontratë.

Në një intervistë për mediat suedeze, Aliti tregon se në futboll asnjëherë nuk ka siguri për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

kalmar

E ardhmja te Kalmari: Nuk e di. Ju e dini se si funksionon futbolli. Kam dhe 3 vite në kotnratë, por të shohim se çfarë do të ndodhtë.

Interesim nga klubet e tjera: Po është e vërtetë që ka interesim. Ka gjithmonë interesim dhe njerëzit flasin për shumë gjëra. Ky është futbolli.

Agjentët e Atalantës e ndoqn Alitin në takimin me Rep. Çeke: Është diçka e bukur ta dëgjosh, por siç e thashë, kam dhe 3 vite në kontratë dhe të presim se ç’do të ndodhë në janar”, përfundon intervistën për mediat suedeze Fidan Aliti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"