I doli emri te Besa, ish-mbrojtësi i Tiranës drejt Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2019 | 13:55

I doli emri te Besa, ish-mbrojtësi i Tiranës drejt Gjermanisë

Kavajasit kanë deklaruar shpesh se do të ndërtojnë një skuadër të kompletuar për të synuar Superioren, por deri tani kanë bërë shumë pak në këtë drejtim. Presidenti Bizhdili ka theksuar se Besës i duhen 3 lojtarë me përvojë Superiore për ta bërë skuadrën pretendente, por ende nuk e ka bërë lëvizjen e parë.

kaja

Janë afruar deri tani vetëm dy lojtarë të rinj, Shaqe dhe Hoxha. U fol se një nga dëshirat e trajnerit Gugash Magani ishte Ervis Kaja, mbrojtësit 31-vjeçar kavajas, që sezonin e fundit e mbylli me Dinamon. Por “Panorama Sport” mëson se Kaja do të largohet drejt Gjermanisë, ku jeton familja e tij.

Futbollisti kavajas pritet të luajë me një ekip të ligave rajonale në Gjermani, por emri do të mësohet pasi ai të ketë shkuar atje. Ervis Kaja ka luajtur me disa skuadra në Superiore, siç janë Laçi, Apolonia, Tirana e Korabi, por ka pasur edhe një aventurë në Kosovë me Lirinë e Prizreit dhe Dritën, para se të kthehet te Dinamo në merkaton e janarit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"