I doli emri në raportin e UEFA-s, ish-presidenti i Shkumbinit: S’kam toleruar as ndaj kunatit tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 21:54

I doli emri në raportin e UEFA-s, ish-presidenti i Shkumbinit: S’kam toleruar as ndaj kunatit tim

Ish-presidentit të Shkumbinit, Dashnor Sula, i doli emrin në raportin e inspektorëve të UEFA-s, si i përfshirë në trukime, për 2 ndeshjet e muajit dhjetor të vitit 2012 mes Skënderbeut dhe Shkumbinit. Por ja si është shprehur ish-presidenti i Shkumbinit në lidhje me këtë akuzë në emisionin “Repolitix” në televizionin Report TV:

sULA

Reagim im është i qetë i kthjellët, kristal, kam qenë njeriu që nuk kam toleruar kurrë, raporti për të qenë korrekt thuhet që ka trukuar Skënderbeu pa dijeninë e klubeve të tjera, në të dyja këto ndeshje nuk kam qenë asnjëherë, trukimi i ndeshje duhet të kesh elementë përbërës lidhës, padashur trajneri, presidenti, lojtarët, kompania për të gjetur është shumë e thjeshtë, i është thënë një trajneri një lojtari, prokuroria duhet të presë vendimin e UEFA-s.

sULA5Kujtoj se në vitin 2011, kur Flamurtari kishte trajner kunatin tim (Gugash Maganin), Shkumbini nuk toleroi ndaj vlonjatëve, edhe pse ne kishim siguruar mbijetesën. Edhe pse mund të toleronim ndaj Flamurtarit, ne nuk e bënë një gjë të tillë, siç nuk kemi toleruar edhe ndaj Skënderbeut.

Akuzat e UEFA-s ndaj meje? Jam shumë i qetë. Mua më njohin të gjithë, sepse kam qenë një president që nuk toleroja kurrë në një ndeshje futbolli. Unë kam edhe diçka tjetër; nuk kam vendosur kurrë një lloto sporti në jetën time, sepse nuk besoj në bixhoz. Unë nuk jam ulur të pi një kafe me presidentin e Skënderbeut, Takaj. As me Boden nuk kam komunikim.

2 ndeshje të kampionatit dhe të kupës 2011-2012, ekipi i Skënderbeut ka qenë ekip i konsoliduar, luftonin për të mbijetuar ndeshje në Korçë, po të kishte fituar Shkumbini, ka humbur penallti Kotorri dhe ka fituar Skënderbeu, nga krahu i klubit 100 për qind që ne nuk kemi qenë pjese, të kishim lidhje drejtpërdrejt 2013 na ka nxjerrë nga Kategoria në Peqin”, deklaroi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"