“I dhuruam kundërshtarit 3 gola”, Gega pas eliminimit: Ja pse e gjuajti Rroca penalltinë dhe çfarë i thashë lojtarëve në pushim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 22:50

“I dhuruam kundërshtarit 3 gola”, Gega pas eliminimit: Ja pse e gjuajti Rroca penalltinë dhe çfarë i thashë lojtarëve në pushim

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është shprehur se i kishte kërkuar lojtarëve të tij, që të mos dhuronin gola, diçka që sipas tij ndodhi ditën e sotme. Trajneri për mikrofonat e “Supersport” është shprehur se është shumë i mërzitur, duke shtuar më tej se Gashi dhe Gavazaj treguan një ndeshje shumë të mirë.bandicam 2020-09-17 22-04-25-041

“Kush del nga fusha me 4 gola dhe nuk është i mërzitur?!Duhet të jesh shumë real me veten. Ne i dimë forcat dhe e dinim forcën e kundërshtarit. Gjithë kohën kam insistuar të mos dhuronim asgjë. Ne e pasuam kështu në 3 golat e para. Pa i hequr meritat Volfsburgut, i dhamë 3 gola. Ne ishim të ndërgjegjshëm për forcën, goli i tretë mbylli gjithçka. U mundova që në pushim që t’i karikoja duke u thënë se nëse vazhdonim me këtë ritëm do shkonte më keq.

Duhet shumë punë, pasi kemi disa probleme. Kampionati do të fillojë shumë shpejt dhe duhet të përmirësohemi, pasi nuk do të thotë se luajtëm mirë ndaj gjermanëve dhe nuk kemi probleme në Superiore. Horiç është një nga lojtarët më me eksperiencë,. Më vjen keq që i ndodhi atij. Nuk e prisja që t’i ndodhte, jam i zhgënjyer. Duhet të ishim me vigjilentë dhe pjesa tjetër ta korrigjonte. Gavazaj dhe Gashi janë premtues dhe prandaj i jap gjithmonë mundësinë për të luajtur me skuadrën. Kur ekipi krijoi ritëm, futa ata të dy dhe bënë shumë mirë. Eze dhe Kuper janë të ngjashëm dhe janë njësoj. Ky është realiteti. I falënderova çunat për mundin dhe personalitetin.

Volfsburg

Penalltia? Roli i një lojtari që gjuan penallti, nuk do të thotë se është personi i duhur, Rroca po kënaqte me lojën dhe e vendosën mes tyre që ta gjuante ai. Ndodh që të humbësh një penallti, por kjo i ndodh të gjithëve. Mund t’i ndodhte edhe Ezesë, unë e di karrierën e tij dhe nuk është se nuk ka humbur ndonjëherë penallti.

Unë besoj se investimi që është bërë këtu, do të thotë se jemi konkurrues për kampionatin, i cili për fatin tonë të mirë nuk ka filluar ende. Është kampionat i gjatë dhe duhet të t’i marrim ndeshjet një nga një. Kjo ndeshje duhet të kalohet sa më shpejt. Duhet të shikojmë gjërat e këqija për t’i rregulluar për vazhdimësinë, por edhe ato pozitive”, u shpreh Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"