I dhuroi titullin skuadrës me dy gola në finale, heroi i Vorës: Sezonin e ardhshëm do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 13:40

I dhuroi titullin skuadrës me dy gola në finale, heroi i Vorës: Sezonin e ardhshëm do të…

Argel Avdiu është sulmuesi 20- vjeçar që i dhuroi titullin kampion Vorës në finalen ndaj AF Elbasanit, teksa shënoi dy gola. Në prononcimin për “Panorama Sport”, Avdiu foli për këtë sukses.

vora

“E merituam titullin. Kemi bërë paraqitje të kënaqshme pothuajse në çdo ndeshje, por kjo finale do të mbetet në mendjen time, pasi arrita të shënoj dy gola. Luajtëm në një stadium ku ke kënaqësi të zhvillosh ndeshje.

Golat janë dedikim për të gjithë shokët e mi dhe veçanërisht për prindërit, që më kanë ndjekur në çdo hap të karrierës sime. Një dedikim kam edhe për tifozët e Vorës.

Sigurisht që çdo ndeshje ka vështirësitë dhe specifikat e veta. Kemi vlerësuar njësoj çdo kundërshtar, pavarësisht diferencave në renditje. Kjo është një punë sistematike, që gjithnjë na ka frymëzuar me angazhimet e presidencës, trajnerit, si dhe stafit mbështetës të skuadrës. Në fund mund të them se e ardhmja ime do të vazhdojë të jetë Vora”, deklaroi Avdiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"