I dhuroi 3 pikë Luftëtarit, Rapo: Goli dedikim për mamanë në SHBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2018 | 15:10

I dhuroi 3 pikë Luftëtarit, Rapo: Goli dedikim për mamanë në SHBA

I ka dhënë skuadrës së tij trepikëshin në ndeshjen ndaj Kamzës dhe për këtë është mjaft i kënaqur. Donald Rrapo, në një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes, është shprehur:

Rapo

 

“Si të gjitha ndeshjet edhe Kamzën e kishim vlerësuar maksimalisht. Bëmë mirë punën tonë si lojtarë, duke zbatuar detyrat e dhëna nga trajneri. Me golin e realizuar, mendoj se kam ndihmuar ekipin për të ecur në gjurmët e rezultateve pozitive. Golin që shënova ia dedikoj mamasë sime me banim në SHBA.

Një ditë para ndeshjes ia premtova se do të shënoja dhe ia dola. Tani deri në fund të garës nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë fort për të mos humbur terren në klasifikim”, mbylli Rrapo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"