“I dha ritëm skuadrës dhe ndryshoi lojën në krah”, ja si vlerësohet Kamberi pas fitores së Rejnxhërsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 13:48

“I dha ritëm skuadrës dhe ndryshoi lojën në krah”, ja si vlerësohet Kamberi pas fitores së Rejnxhërsit

Sulmuesi i Shqipërisë Florian Kamberi iu gëzua fitores me përmbysje të skuadrës së tij Glasgou Rejnxhërs ndaj Bragës nga 0-2 në 3-2.

ERM1DLMXYAEaO-Q
Futbollisti kuqezi u inkuadrua në lojë në minutën e 68-ë të takimit dhe më pas ekipi i njohur skocez arriti të kthente tërësisht ndeshjen në favorin e vet. Mediat skoceze vlerësuan impenjimin e 25-vjeçarit në krahun e majtë sulmit si dhe ndryshimin që i dha ritmit të skuadrës së Rejnxhërsit, por shpërdoroi një rast të mirë për të kaluar skuadrën në avantazh në minutën e 80-ë të takimit, dy minuta përpara se Rejnxhërs të merrte tërësisht ndeshjen nën kontroll.

Pavarësisht fjalëve të mira për lojën në fushë, shpërdorimi i një rasti të mirë për të shënuar i bëri mediat skoceze ta vlerësojnë Kamberin me notën 5.

Megjithatë, përmirësimi i tij nga ndeshja në ndeshje është sinjali i duhur për teknikun Xherrard në mënyrë që Kamberi të fitojë akoma më shumë minuta në fushë.

Florian Kamberi (5): Zëvendësoi Kentin dhe ndryshoi loën në krahun e majtë. I dha Rejnxhërsit më tepër ritëm dhe mundësi për të kërcënuar kur kishin nevojë dhe në pjesën e dytë iu afrua golit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"