I dha ndihmën e parë Vokrrit, zyrtari i EULEX: Nisi të marrë frymë dhe më pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 11:57

I dha ndihmën e parë Vokrrit, zyrtari i EULEX: Nisi të marrë frymë dhe më pas…

Zyrtari i EULEX, Bengt Person ishrë personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit kardiak që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnes në Prishtinë.

Zyrtari

Zyrtari policor i EULEX-it kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja. Në një prononcim për “indeksinonline” zyrtari suedez u shpreh:

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Person.

Mësohet se Person si një profesionist i vërtetë i ka bërë pompa Vokrrit duke e kthyer në jetë për një çast, por që sulmi ka qenë i rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"