I dha lamtumirën Tiranës, futbollisti që luajti 100 ndeshje me fanellën bardheblu pranë akordit me skuadrën tjetër kryeqytetase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 21:58

I dha lamtumirën Tiranës, futbollisti që luajti 100 ndeshje me fanellën bardheblu pranë akordit me skuadrën tjetër kryeqytetase

Futbollisti maqedonas, Kristijan Toshevski, do të ketë një klub të ri në sezonin e ri për shkak se u nda me Tiranën në kampionatin shqiptar. 

Toshevski

Mbrojtësi mbajti veshur fanellën bardheblu për plot 3 vite, teksa pas përfundimit të kësaj aventure, Toshevski pritet të rikthehet në elitën e futbollit maqedonas. Bëhet me dije se 29-vjeçari është në bisedime me Shkupin.  

Toshevski me Tiranën zhvilloi gjithsej 100 ndeshje, ndërsa në futbollin maqedonas, numëron plotë 116 paraqitje, 14 asistime dhe 2 gola të shënuar. 

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"