I dha Kukësit fitoren e parë, Gabriel Barbosa: Tani fillon kampionati për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:44

I dha Kukësit fitoren e parë, Gabriel Barbosa: Tani fillon kampionati për ne

Kukësi mori fitoren e parë në kampionat kundër Laçit në javën e gjashtë të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, autori i golit të vetëm të sfidës, Gabriel Barbosa, u shpreh shumë i lumtur për këtë rezultat.

bandicam 2022-10-01 17-35-19-780

“Një falënderim shkon për Zotin. Kemi ndryshuar çdo gjë në skuadër. Kemi bërë maksimumin. Po përpiqemi të kthejmë skuadrën aty ku meriton, me rezultate pozitive.

Ne na duhen kjo. Kemi marrë rezultate të dobëta. Sot morëm tre pikët. Ishim shumë mirë në fushë. Besoj se tani nis kampionati për ne.

Trajneri është një njeri shumë i mirë. ai na ka dhënë energji. Çdo ditë na jep energji. Për mua është një trajner shumë i mirë. Ne na duhet të bëjmë ndeshje si kjo e sotmja në çdo ndeshje tjetër”, u shpreh Barbosa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"