I dha fund aventurës me Devollit, Stavri Nica tregon arsyet e largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 9:49

I dha fund aventurës me Devollit, Stavri Nica tregon arsyet e largimit

Trajneri që e ngjiti Devollin në Kategorinë e Parë, Stavri Nica, e drejtoi këtë ekip vetëm 8 javë, duke e lënë në vend të 4-t me 13 pikë. Durrsaku i njohur paraqiti dorëheqjen në mesjavë dhe u largua nga Bilishti. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Nica është shprehur: 

stavri nica

“Jam larguar për arsye personale nga Devolli. Nuk e përballoja dot rrugën vajtje-ardhje dhe vendosa të jap dorëheqjen”. Një deklaratë që duket pak diplomatike nga ana e trajnerit durrsak, ndryshe nga herët e tjera. Në një intervistë të mëparshme për gazetën, ai theksonte se nëse klubi do të kishte seriozitet dhe stabilitet, Devolli do të vazhdonte me atë ecuri të mirë që e nisi kampionatin, por ndoshta gjërat nuk kanë shkuar ashtu si trajneri e kishte menduar në atë kohë.

Problemet e para nisën pas ndeshjes me Turbinën, kur Devolli pezulloi katër lojtarë për mosimpenjim, më pas i riktheu në skuadër, ndërsa tani largimi i trajnerit Stavri Nica në një moment kur ekipi është i katërti në renditje, lë pas shumë hije dyshimi. Nën zë flitet për probleme financiare, ndërsa drejtuesit e klubit deri tani nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim në lidhje me zhvillimet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"